Në platformën tonë zgjedhore, mbrojtja dhe mirëqenia sociale do të jetë një ndër shtyllat në bazë të së cilës do të ndërtohet strategjia për punë me qytetarët e Komunës së Gostivarit, ku do të planifikojmë mjete të mjaftueshme buxhetore për mbrojtje, ndihmë dhe përkrahje për personat në rrezik social, personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, fëmijët në rrugë, komunitetet me rrezik më të theksuar social, respektivisht, të gjithë ata të cilët janë në rrezik social të çfardo lloji dhe që mund të ketë pasoja për mirëqenien e tyre. E drejtë bazike e çdo individi është të pasurit një jetë të dinjitetshme, prandaj këtë të drejtë themelore njerëzore do ta realizojmë.
Zvogëlimi i papunësisë dhe ulja e varfërisë
Gostivari nuk bën përjashtim përsa i përket papunësisë dhe nivelitit të varfërisë. Nisur nga ky realitet, proriteti ynë fokusohet pikërisht në uljen e numrit të personave të papunë dhe zbutjen e varfërisë. Që ky konstatim të mos ngelet vetëm premtim dhe vetëm në letër, kemi parparë projekte dhe nisma konkrete, siç është riorganizimi i njësisë së veçantë organizative, që do të merret vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe mirëqenien sociale, përgatitja e planit strategjik për mbrojtje dhe mirëqenie sociale, krijimi i profilit social, hulumtimi i vazhdueshëm i nevojave të tregut të punës, si dhe projekte të tjera të analizuara mirë dhe reale për vënien në funksion. Për një periudhë katërvjeçare, jemi të bindur që falë zbatimit të këtyre projekteve do të kemi një situatë krejt ndryshe në këë drejtim, duke ulur numrin e personave të papunë dhe duke ulur nivelin e vafërisë tek pjesa më e ndjeshme e shoqërisë.
Ri-organizimi i njësisë së veçantë organizative, që do të merret vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe mirëqenjen sociale;
150.000 denarë
Komuna e Gostivarit
Përgatitja e planit strategjik për mbrojtje dhe mirëqenje sociale në bashkëpunim me sektorin joqeveritar;
200.000 denarë
Komuna e Gostivarit
Krijimi i Profilit social të Komunës së Gostivarit;
40.000 denarë
Komuna e Gostivarit
Bashkëpunimi me sektorin privat dhe hulumtimi i vazhdueshëm i nevojave të tregut të punës, për forcë punëtore;
300.000 denarë
Komuna e Gostivarit
Përpilimi i programeve dhe organizimi i trajnimeve, për rikualifikimin e personave shfrytëzues të ndihmës sociale dhe personave që janë në rrezik social, në përputhje me nevojat e tregut;