Gostivari aktualisht përballet me trafik të mbingarkuar, rrugë të ngushta, papastëri publike, mungesë të transporit publik, mungesë të gjelbërimit, ajër të ndotur si pasojë e funksionimit të deponisë Rusino, me qentë endacak gjithandej hapësirave publike.

Ne në Iniciativë jemi bashkuar rreth një qëllimi të sinqert për të kërkuar dhe ofruar zgjidhe për trasparencën e munguar në institucione, për urbanizëm që nuk uzurpon dhe që nuk na merr frymën për çdo ditë, për shkolla dhe administratë të depolitizuara dhe profesionale, për Ndërmarrje Publike që do të ofrojnë shërbime më të mira për qyetarët e Gostivarit.Nuk jemi këtu për të kritikuar asnjë pushtetar. Iniciativa jonë nuk tenton të kërkon llogari nga askush për gjendjen ku ndodhemi, por të kërkojmë dhe gjejmë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet sot Gostivari.Iniciativa Qytetare “Gostivari që duam”, tashmë ka krijuar një draft program për zgjedhjet e ardhëshme lokale.

Po them draft program, pasi ende nuk është përmbyllur dhe qëllimi i panelit që do ta organizojmë të shtunën në qendër të Gostivarit, do të jetë njoftimi i qytetarëve me nismën tonë dhe shpresojmë që të marrim propozime konkrete nga ana e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit.