Transparenca komunale
Transparenca komunale
Transparenca është një element kyç i ndërtimit të besimit të qytetarëve kundrejt institucioneve. Angazhimi për transparencë i tregon qytetarëve se Komuna dhe zyrtarët e saj nuk kanë asgjë për të fshehur. Ka një sërë mënyrash për të treguar këtë përkushtim; ndërsa ne në mandatin e ardhshëm 2021 – 2025 do të instalojmë këtë sistem për të bërë institucionin e Komunës së Gostivarit më transparent dhe të besueshëm për çdo qytetar.
Ueb faqja zyrtare e komunës së Gostivarit dhe NP do të jenë transparente dhe do të mundësojnë komunikim interaktiv me qytetarët dhe mediumet
0 denarë
Komuna e Gostivarit dhe Donatorë të jashtëm
Krijimi i një online platforme në kuadër të web Faqes së Komunës për komunikim 24/7 me qytetarin
600.000 denarë
Komuna e Gostivarit
Digjitalizim i shërbimeve komunale dhe paraqitja e kërkesave të qytetarëve në kohë reale online
3.000,000 denarë
Komuna e Gostivarit
Takime të rregullta me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediumeve.
0 denarë
Komuna e Gostivarit
