Kemi marrë  iniciativën që të bashkohemi në këtë Iniciativë duke qenë të inspiruar nga konstatimi i shqetësimeve tona të përbashkëta si qytetarë të Gostivarit, për t’ua kthyer vëmendjen kah  problematikat e përhershme të jetës sonë.

Nisma jonë është Iniciativë qytetare,  Problemet që i theksuam sonte dhe që i kemi të përfshira në Program, i preokupojë të gjithë qytetarët pa përjashtm, qofshin ato shqiptarë, maqedonas, turq, romë, boshnjak e tjerë.

Problematika  të cilat anashkalohen në debate për shkak të faktit se janë dominante dhe të përsëritura saqë nuk shihen më si vlerë negative. Jemi këtu për t’ju prezantuar problemet me të cilat po ballafaqohemi me vite të tëra dhe po të njëjtat po na e vështirësojnë çdo ditë e më shumë jetën tonë.

Do mundohemi të ndajmë së bashku perspektivat e mendimeve tona, me qëllim që t’i dëgjoni e pastaj besoj do  na bashkoheni duke mbështetur iniciativën tonë.

Të gjithë ne duhet të kalojmë çdo ditë në një trafik të stërngarkuar me automjete, trotoare të bllokuara, nëpër pluhur dhe rrugë me gropa. Jemi dëshmitarë që qyteti çdo ditë rritet me ndërtime të reja dhe çështja e parkimit duhet të zgjidhet në mënyrë paralele.