Nevzat Bejta

Kryetari

Nevzat Bejta lindi më 19 tetor 1961 në fshatin Duf të Gostivarit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Fakulteti Filozofik – Dega e Historisë, Universiteti i Prishtinës.

Studimet pasuniversitare i ndoqi në Fakulteti Filozofik, Universiteti i Tiranës me temë të magjistraturës: “Shqiptarët e Maqedonisë gjatë Luftës së Parë Botërore” nën udhëheqjen e Dr. Prof. Valentian Duka. Gjatë gjithë karrierës është i përkushtuar të punoj dhe t’i ndihmoj qytetarët. Të kënaqur dhe të lumtur atë e bëjnë sukseset dhe të arriturat e qytetarëve të tij. Karriera e tij lidhet ngushtë në raport me komunitetin ku ka jetuar dhe vepruar. Nga mosha 24 vjeçare filloi misionin e edukimit të gjeneratave të reja. Nga viti 1985 deri vitin 1987 punoi si mësimdhënës në Shkollën Fillore “Përparimi”, f. Çegran, Komuna e Gostivarit.

Nga viti 1987 dhe deri në vitin 2002 u angazhuar si profesor i historisë në Shkollën e Mesme Komunale të Gostivarit. Nevzat Bejta njihet për përkushtimin në punë. Gjeneratat që i mësoi dhe edukoi për vite me radhë dalloheshin për nga suksesi, ndërsa klasat e tij vitin shkollor e mbaronin me sukses mesatar 5.00.

Krahas edukimit, Nevzat Bejta u kyq edhe në organizimet e tjera socio – politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 1993 u zgjodh nënkryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni, kurse në vitin 1999 u zgjodh Këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit. I përkushtuar për të qenë në shërbim të komunitetit, nga ditari dhe nxënësit e ndahu thirrja për luftën çlirimtare në vitin 2001, duke u inkuadruar në organizimin e luftës nga ditët e para. Pas mbarimit të luftës së UÇK-së, u formua partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim, si trashëguese e krahut luftarak.

Në vitin 2002 u zgjidh Kryetar i degës së BDI-së në Gostivar duke qëndruar në këtë funksion deri në vitin 2019, ndërkohë që në vitin 2006 u zgjodh anëtar i Kryesisë qendrore që pastaj në vitin 2009 të zgjidhet nënkryetar i BDI-së. Veçori e karrierës politike të Nevzat Bejtës është marrja e detyrës me votën e drejtpërdrejtë të qytetarit. Në vitin 2002 me mbështetje të popullatës gostivarase u zgjodh “Deputet në Parlamentin Republikan.Si i zgjedhur i popullit për tre vite drejtoi Komisionin për Çështje Ekonomike, ndërsa ishte Kryetar i Komitetit Trilateral dhe anëtar i Komisionit për Drejtat e Njeriut.

Pasi në vitin 2005 kandidoi për Kryetar komune, dha dorëhqeje nga posti i deputetit dhe me votën e qytetarëve mori mandatin për të udhëhequr Gostivarin. Gostivari i pas katër viteve në qeverisje të Bejtës pësoi ndryshime rrënjësore. Nga një vendbanim i prapambetur, Gostivari u shndërrua në një qytet të vërtetë me plotëkuptimin e fjalës. Largoi mbi 1.400 mijë objekte ilegale, ndërtoi rrugë e paraqe, rrjete kanalizimi e ujësjellësi, parkingje dhe krijoi hapësira të gjelbëra duke e shndërruar Gostivarin në një vendbanim urban. Sa ishte Kryetar komune, u emërua edhe nënkryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, ndërsa në vitin 2006 u zgjodh Sekretar i Sekretariatit për risocializim, revitalizimin e vetëqeverisjes lokale në BDI Në vitin 2011 me vendim kryesisë së partisë, Bejta u emërua Ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Mandati i tij ngeli përgjysëm pasi në vitin 2013 rikandidoi dhe u zgjodh sërish Kryetar komune.

Pushteti i tij lidhet ngushtë me përkrahjen e komunitetit, pasi përmes verdiktit të shoqërisë ka marrë pozicionet udhëheqëse qoftë në nivel lokal apo qendror. Në karrierën e tij të bujshme, Bejta ka përvetësuar shumë aftësi profesionale. Në vitin 2008 në Stamboll të Turqisë ishte pjesëmarrës në pjesën praktike dhe teorike të trajnimit për Vetëqeverisje Lokale e organizuar nga TIKA dhe Qeveria e Republikës së Turqisë. Në Bon dhe Bruksel morri pjesë në kongresin me temë: Sfidat e vetëqeverisjes lokale gjatë kohës së evrointegrimit. Po këtë vit në Stamboll ishte pjesëmarrës në Kongresin e parë të Vetëqeverisjes Lokale në Euro-Azi me temë Zhvillim i Strategjive për Bashkëpunim. Në vitin 2007 mori pjesë në trajnim për udhëheqje qendrore dhe lokale e organizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve

Nevzat BEJTA