Kultura
Kultura
Programi ynë kulturor paraqet angazhimin në drejtim të mbrojtjes dhe afirmimit të trashëgimisë materiale dhe kulturore të Gostivarit, si dhe theksimit të identitetit kulturor të qytetit me theks të veçantë në mbrojtjen e traditave, dokeve dhe zakoneve të banorëve të qytetit.
Ne besojmë se ndërveprimi kulturor dhe shoqëror mes bashkësive të ndryshme etnike dhe religjioze që jetojnë dhe bashkëveprojnë në qytet, si dhe shfrytëzimi i artit si urë që lidh, bashkon, forcon identitetin dhe imazhin e qytetit tonë.
Nxitja dhe përkrahja e krijimtarisë artistike dhe jetës kulturore në qytetin tonë do të bëhet përmes shpërndarjes së mjeteve në bazë të aktvendimit për shpërndarjen e mjeteve për veprimtari kulturore, ku do të hapet Konkurs vjetor për përkrahjen e manifestimeve dhe aktiviteteve të OJQ-ve, artistëve vendas, dhe artistëve të rinj.
Emri i projektit
Do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me përkrahjen e ngjarjeve më të rëndësishme të Gostivarit si:
- The Park Festival
- Festivali i Teatrove Othello
- Kolonisë Ndërkombëtare të Artit SH.A.F Draudacum
- Festivali ndërkombëtar folklorik “RUDINA FEST” SH.K.A ‘’Jahi Hasani’’
Vlera e investimit
3.000.000 denarë
Burimi i Investimit
Komuna e Gostivarit dhe investitor Privat (PPP)