Iniciativa “Gostivari që dua” shprehen revoltë qytetare ndaj Kazinove dhe Bastoreve
Të vendosur në sheshin e qytetit të Gostivarit, pikërisht në lokacionin ku ndodhen një numër i madh i lokaleve që ushtrojnë veprimtarinë e lojrave të fatit, anëtarët e iniciativës Gostivari që dua reaguan përmes një deklarate për media duke shprehur revoltën e tyre për këtë fenomen.
Anëtarja e iniciativës Gostivari që dua, Teuta Minahi, u shpreh se kazinotë janë një ndër problemet më të mëdha në qytetin e Gostivarit.
Me shumë lokale që ushtrojnë këtë veprimtari, Minahi tha se Gostivarit nuk i ka hije të identifikohet me një fenomen kaq shkatërrues për rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, prandaj si iniciativë qytetare do të angazhohen maksimalisht që situata të ndryshoi dhe Gostivarit ti rikthehet normaliteti i munguar.
“Jetoj në një pjesë të qytetit ku për çdo ditë përballem me një problem shqetësues për shoqërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam banore e Gostivarit dhe një nënë vetëushqyese e dy fëmijëve të vegjël. Ndoshta, statusi në të cilën ndodhem më ka bërë më të ndjeshme kur flas për të ardhmen e fëmijëve të qytetit tonë. Për fat të keq, është një panoramë sa e shemtuar aq edhe denigruese për shoqerinë tonë, kur kemi para sysh traditat pozitive që kemi si shoqëri dhe qytet. Këto objekte, nuk kanë vend në pjesën qendrore të qytetit”, shtoi Minahi.
Ajo pohoi që në Parlament është në procedurë paralamentare Ligji për Lojrat e Fatit.
“Publikisht kërkojmë dhe i inkurajojmë deputetët dhe veçmas ata të zonës sonë, që procedura të përshpejtohet dhe sa më shpejt të miratohet dhe vihet në zbatim. Nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë para se të mberrijnë në dyert e shkollave të përballen me pamjet të zymta te vitrinave të Kazinove dhe Bastoreve sportive. Gostivari është një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedonine e Veriut dhe sot të flasim për këtë dukuri në perceptim fillestar të duket që është demode, por pasi përballemi për këto probleme patjetër se duhet ta ngrisim zërin dhe të kërkojmë zgjidhje”, shtoi ajo.
Nuk mund të mbetemi spektatorë dhe të komentojmë nëpër Çjtore dhe rrjetet sociale dite e natë, tha Minahi, duke shtuar që është lehtë të flasim dhe japim mendime. Por ne sot jemi këtu që të gjejmë zgjidhje duke konsultuar ekspertet e fushës, duke degjuar zërin e çdo qytetari dhe duke përkufizuar afatin e realizimit.
“Gjendja është e rënduar dhe duhet të marrim përgjegjësi çdo njëri nga ne. Për të ardhmen e fëmijëve tanë, unë dhe besoj çdo qytetar i Gostivarit, jemi gati të marrim përgjgjësi për Gostivarin që duam”, përfundoi deklaratën para mediave, anëtarja e Inicativës, zonj, Teuta Minahi.