Dr. Aziz Dauti i bashkohet Iniciativës për “Gostivarin që duam”
Iniciativa qytetare “Gostivari që “, dita ditës po gjenë përkrahje nga qytetarët e Gostivarit. Anëtar i Iniciativës nga sot është edhe Dr. Aziz Dauti. Në zyrat e Iniciativës Dauti u mirëprit nga Lekë Dalipi dhe Altina Demiri – Asani.
Dauti vjen nga fusha e mjekësisë me një karrierë të pasur. Është mjek i Mjekësisë së përgjithshme, asistent në fakultetitn e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës dhe ligjërues i Ndihmës së parë në Kryqin e Kuq. Dr. Aziz Dauti kreu fakultetin e Shkencave Mjekesore në Universitetin e Tetovës në vitin 2016, ndërsa ka ndjekur shkollën verore praktike në Universitetin “Trakya”, të Turqisë.Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, vijon me thirrjen për bashkëngjitje të qytetarëve të Gostivarit. Thirrja mbetet e hapur edhe për dërgimin e ideve, projekteve dhe propozimeve për zgjidhje të problemeve që tangojnë qytetarët e Gostivarit.
Lidhja me Iniciativën është faqja zyrtare: www.gostivari.mk Me respekt;Iniciativa qytetare “Gostivari që “