GOSTIVARI  QË DUAMGOSTIVARI  QË DUAMGOSTIVARI  QË DUAM
  • Programi 2021
  • Lajme
  • Vizioni
  • Për ne
  • Kryetari i ardhshëm
  • Këshilltarët e ardhshëm
    • Afrim Aruçi
    • Sebajete Zenku
    • Halim Zeqiri
    • Vjollca Baftiu Zulbeari
    • Lekë Dalipi
    • Teuta Minahi
    • Gajur Sejdini
    • Altina Demiri Asani
    • Aziz Dauti
    • Laureta Nuredini
    • Osman Mislimi
    • Esma Islami
    • Shëndrit Deari
    • Filiknaze Nuhiu
    • Luiza Iseini
    • Arsim Disha
    • Miran Bilalli
    • Sabiha Pirgozi
    • Azra Sulejmani
    • Husamedin Sulejmani
    • Orhan Sadiku
    • Adelisa Mazllami
    • Meral Sulejmani
    • Valon Osmani
    • Milihate Abduli
    • Zeqir Limani
    • Valdeta Beqiri
    • Mersel Sadiku
    • Bedri Osmani
    • Husamedin Sulejmani
    • Gazmend Ramadani
    • Saxhide Bilalli
  • Programi 2021
  • Lajme
  • Vizioni
  • Për ne
  • Kryetari i ardhshëm
  • Këshilltarët e ardhshëm
    • Afrim Aruçi
    • Sebajete Zenku
    • Halim Zeqiri
    • Vjollca Baftiu Zulbeari
    • Lekë Dalipi
    • Teuta Minahi
    • Gajur Sejdini
    • Altina Demiri Asani
    • Aziz Dauti
    • Laureta Nuredini
    • Osman Mislimi
    • Esma Islami
    • Shëndrit Deari
    • Filiknaze Nuhiu
    • Luiza Iseini
    • Arsim Disha
    • Miran Bilalli
    • Sabiha Pirgozi
    • Azra Sulejmani
    • Husamedin Sulejmani
    • Orhan Sadiku
    • Adelisa Mazllami
    • Meral Sulejmani
    • Valon Osmani
    • Milihate Abduli
    • Zeqir Limani
    • Valdeta Beqiri
    • Mersel Sadiku
    • Bedri Osmani
    • Husamedin Sulejmani
    • Gazmend Ramadani
    • Saxhide Bilalli

Ahmeti në Forinë: Të mos vendosë VMRO-DPMNE se kush do fitojë në Gostivar

gostivari2021-10-25T19:22:47+00:00

Në kaudër të fushatës parazgjedhore, BDI sonte ka qendruar në fshatin Forinë ku ka shpalosur programin e tyre. I pranishëm në takim ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi si dhe deputetet e zonës, Vjollca Latifi Ademi dhe Arta Bilalli Zendeli.

Ne, tha Ahmeti, duhet të jemi unik dhe nuk duhet lejuar VMRO-DPMNE të vendos se kush do fitojë në Gostivar.

“Këto takime i bëjë për dy qëllime. E para pasi nuk jemi takuar për shkak të koronës. Dua të dëgjohem me ata që nuk janë të BDI-së, pasi ne si BDI kemi punuar, kemi Universitete, gjuhë, jemi faqebardhë. Ka edhe shumë punë dhe ne kemi investuar në përgatitjen e kuadrove dhe specialistëve. Shqiptarët e dinë se çka mendoj për shumë parti, dhe vazhdoj ta them se nuk na duhen më shumë se dy”, tha Ahmeti.

Dua të ju flas edhe si BDI, tha ai, nuk na kanë mundur 20 vite. I kam lutur të bëhen bashkë, por nuk u bën, nuk arritën.

“Tash sërish ne kemi fituar mbi 50 përqind të votave te shqiptarët. Ky është edhe një moment të bëhemi në dy blloqe që mos vendose VMRO-DPMNE se kush do fitojë në Gostivar. Jemi Komb me dinjitet. Si shqiptarë duhet të jemi unik pasi akoma ka paragjykime. Kompromos unë me çështjen shqiptare në Maqedoni unë nuk bëj. Ne jemi fitues absolut, po ti përkthejm në mandate deputetësh, do kishim 19 deputetë. Ne duhet të bashkohemi pasi bëhemi ët rëndësishëm për vendorët dhe ndërkombëtarët. Po ti kem kominat unike, pasi e tërë agjenda lidhet me komunat, do të jetë shumë më ndryshe”, deklaroi mes tjerash lideri i BDI, Ali Ahemti.

“Gati bëhen 20 vite që jemi në bashkërënditje të punëve tona si këtu në fshat e në nivel vendi. Mund të ju them vetëm faleminderit për gjithë mbështetjen e dhënë në vazhdimësi dhe besoj se kam punuar për të përmirësuar statusi tonë. Gjithë ne jemi përcaktuar për pluralizëm, keni nisur peocese që me bindjen të dalim dhe të shprehemi siç kemu dashur. Do vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit, jemi për të punuar për interesin e përgjithshëm. Ideja ishte që vetë lideri Ali Ahmeti sonte deshti të ishte sonte këtu në Forinë. Lideri është në shtëpi të tij pasi ai ka lidhje familjare me Forinën, ai sonte është në shtëpi të tij”, deklaroi kryparlamentari Talat Xhaferi.

Punojmë me projekte dhe pa kushtëzime, tha zv.kryeministri Grubi, i cili kërkoi mobilizim për me 31 tetor që kandidati i BDI të fitojë Gostivarin.

“Këto takime që kemi me ju, janë kërkesë e drejtpërdrejtë e liderit Ahmeti. Kemi bërë një fushatë dinjitoze deri në rrethin e parë dhe kështu vazhdojmë edhe deri në rrehtin e dytë me 31 tetor. Bëni një krahasim se sa kanë ndryshuar gjërat me ne, kush e ka cenuar votën. Ne nuk kemi pasur kushtëzime por projekte dhe program. Mbi programin për Gostivarin kam punuar edhe unë vetë. Sa i takon pushtetit qendror, i kemi rrumbullakësuar të gjitha të drejtat e shqiptarëve. Nuk mund të na ndloj më si shqiptarë për asgjë, nuk ka kufi, ata i gjenë në çdo institucion. Pas këtyre, ne dilëm me Agjendën e gjelbër. Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën. Gazifikimi ka ardhur në Gostivar, jemi duke e menaxhuar gjithë deponinë Rusino, dhe atë duam ta heqim prej këtu. Ky është ndryshime, kur duhej të punohet për shqiptarët e bëmë, tani bëjmë projekte të mëdha për jetesë më cilësore”, tha mes tjerash zv.kryeminstri i parë, Artan Grubi duke shtuar se Gostivari për BDI është jetikë.

Në fund të takimit kishte pyetje edhe nga ana e banorëve.

  • Facebook
  • Facebook Messenger
  • Twitter
  • WhatsApp
  • Viber
  • Copy Link
GOSTIVARI  QË DUAM © Copyright 2021. All Rights Reserved.